Sport12 Shtator 2018, 11:02

Juventusi do VAR-in, a duket pak ironike?

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi do VAR-in, a duket pak ironike?

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, foli në lidhje me mundësinë e aktivizimit të VAR-it në Champions League. Ai mendon se ka patur pak gabime me teknologji, shembull ishte “Rusi 2018”.

“Mbështetja që merr gjyqtari nga VAR është e madhe dhe për këtë arsye ECA do të kërkojë që të futet sa më shpejt që të jetë e mundur në garat e UEFA-s, – ka thënë Agnelli. – Në Botërorin e vitit 2014, në Brazil, janë marrë në masën 95% vendime arbitrale të sakta, ndërsa me futjen e VAR-it në Bptërorin e Rusisë, kësaj vere, kjo përqindje u rrit në 99.3%. Pra, përdorimi i VAR-it është rruga e drejtë në futboll.

Ceferin (presidenti i UEFA-s) pajtohet me këtë, por ai ka 53 federata. Gjyqtarët nga 53 vende të ndryshme duhet të jenë të trajnuar, duhet t’iu shpjegohet se si aplikohet teknologjia, si duhet proceduar, në mënyrë që të mbahen standardet e kërkuara. Nuk është në tagrin tim të them se kur VAR-i do të jetë në Ligën e Kampionëve, por shpresoj që në sezonin 2019-2020 të ekzistojnë kushtet për ta zbatuar atë në këtë kompeticion”.

Sport Inter Juventusi VAR