Sport 1 Maj 2022, 15:54

Juventusi i falet dopietës së Bonuçit, “Zonja e Vjetër” blindon Championsin dhe kërcënon Napolin

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi i falet dopietës së Bonuçit, “Zonja e

Juventusi i falet dopietës së Bonuçit, “Zonja e Vjetër” blindon Championsin dhe kërcënon Napolin

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Venecias në stadiumin “Allianz”, e vlefshme për javën e 35 në Serinë A italiane. 

Shifrat u hapën me Leonardo Bonuçin, i cili realizoi mjaft shpejt, në minutën e 7 me goditje me kokë. 

Më pas barazmi u vendos në minutën e 71 me Aramun që shtangu të gjithë bardhezinjtë. 

Ndërsa goli i fitores erdhi sërish nga Leonardo Bonuçi, i cili në minutën e 76, pas një ngatërrese në zonë ishte i saktë në atë devijim, duke i dhënë tre pikë “Zonjës së Vjetër”. 

Me këtë sukses, Juventusi renditet në vendin e katërt në kuotën e 69 pikëve, ndërsa Venecia mban vendin e fundit. duke rrezikuar rënien në Serinë B, duke koleksionuar 22 pikë. 

Sport Juventus Seria A Venecia