Sport24 Shkurt 2019, 16:56

Juventusi i falet Dybalasë, argjentinasi feston si… Ronaldo!

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi i falet Dybalasë, argjentinasi feston si… Ronaldo!

Juventusi lë pas humbjen me Atletico Madridin në Champions League me rezultatin 2-0 dhe rikthehet në “oazin” e Italisë. Kampionët fitojnë 0-1 ndaj Bolognas në transfertë. 

U mendua se Allegri do të pushonte një pjesë të titullarëve, por nuk ndodhi ashtu, pasi nga minuta e parë ishin Ronaldo dhe Mandzukic. Në stol Paulo Dybala, por më shumë shihet si zgjedhje teknike e trajnerit. 

Pjesa e parë e vakët 0-0, por në të dytën aktivizimi i argjentinasit ndryshon gjithçka. Shtatshkurtri shënoi një gol me vlerën e 3 pikëve në minutën e 67′. Një qetësi vrastare nga lojtari i Juventusit që me një goditje me të majtën e pushon në rrjetë. Deri në fund, bardhezinjtë ruajnë rezultatin dhe vazhdojnë marshimin në Seria A. 

 

Sport