Sport22 Shtator 2019, 10:14

Juventusi iu përul ultrasve, presidenti tregon momentet e panikut

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi iu përul ultrasve, presidenti tregon momentet e panikut

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i ka hapur luftë ultrasve të tij, pasi këta të fundit kishin më shumë fuqi se duhet. “Curva Sud” ishte e pakontrolluar dhe bënte ligjin në sektore të caktuar të klubit. Ata donin bileta falas, por merrnin dhe pije falas.

Numri një i klubit nuk e ka duruar më këtë situatë dhe i ka futur në kurth duke mbledhur prova me pamje filmike dhe i ka paditur në polici. Agnelli ka folur vetë në lidhje me këtë çështje dhe ka pranuar se ka bërë veprimin e duhur.

“Gjithmonë kam pasur shqetësime nga grupet ultras, pasi sjelljet e tyre mund të prishin reputacionin e klubit. Ndonjëherë jemi detyruar t’i plotësojmë kërkesat e tyre që të mos kishim pasoja apo veprime të dhunshme”, – tha Agnelli.

Sport Andre Agnelli Juventus