Përfundon supersfida e javës së 26 në Serinë A. Juventusi ka mundur Lacion me rezultatin e pastër 3-1.
Të kaltërit zhbllokuan shifrat në minutën e 14 me Angel Korrea, pasi Kulusevski i fali topin. Sulmuesi “dehu” me fintet e tij Demiral dhe më pas e dërgoi topin në rrjetën e bardhezinjve.
Në minutën e 40 të pjesës së parë, Rabio gjeti golin e barazimit me një supergol nga francezi që në pozicion diagonal mposhti Reina. Një lëvizje e bukur nga Morata që i lejoi francezit të gjendej në pozicionin e duhur.
Në minutën e 57, Alvaro Morata ktheu Juventusin në avantazh, pas një aksioni të nisur nga Kieza që fitoi topin thuajse pranë mbrojtjes së bardhezinjve dhe u nis duke asistuar për spanjollin. Morata nuk fali përpara portës dhe gozhdoi Pepe Reinën.
Por, menjëherë më pas, po me penallti, Alvaro Morata shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal.
Me këtë fitore, Juventusi renditet në vendin e 3 me 52 pikë, ndërsa Lacio mban vendin e 7 me 43 pikë.