Sport26 Korrik 2018, 09:31

Juventusi mposht Bayernin, shqiptari e nis me humbje

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi mposht Bayernin, shqiptari e nis me humbje

Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 kundër Bayern Munchen në turneun miqësore që këto ekipe po zhvillojnë në Amerikë. “Zonja e vjetër” e nisi takimin me disa nga afrimet e fundit në merkaton e verës, ndërsa trajneri i Bayern, Niko Kovac zgjodhi t’u besonte të rinjëve. 

Shumica e lojtarëve ishin nën 20 vjeç, ndërsa mesfushori shqiptar Meritan Shabani si titullar për herë të parë në karrierën e tij te Bayern. Takimi u vendos nga një futbollist i ri i Juves, Andrea Favili.

Edhe Zhoao Kanselo, Matia Perin dhe Emre Xhan debutuan për Juventusin në miqësoren e luajtur në Filadelfia, por skena ishte e gjitha për ish-sulmuesin e Askolit. Talenti bardhezi shënoi në minutën e 32-të,pas një gabimi nga Sven Ulrajsh, i cili nuk kontrolloi si duhej një pasim nga Staniçiç. Më pas, sulmuesi 21-vjeçar dyfishoi 8 minuta më vonë, duke regjistruar fitoren e parë të Juventusin në turneun miqësor ndërkombëtar.

Sport Bayern Munchen Juventus shqiptar