Sport26 Tetor 2018, 10:15

Juventusi një familje e madhe, mësoni si e mbështesin Ronaldon!

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi një familje e madhe, mësoni si e mbështesin Ronaldon!

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, foli në lidhje me akuzat e përdhunimit të ngritura për Cristiano Ronaldon. Ai e mbështeti plotësisht yllin portugez.

“Kur ka probleme, unë prirem t’i shoh njerëzit në sy. U bëj atyre pyetje të drejtpërdrejta dhe përgjigjen e gjykojnë vetë, – tha Agnelli në një konferencë shtypi. – Unë jam shumë i qetë, pasi kam folur drejtpërdrejt me të, menjëherë sapo ka dalë çështja. Pozicioni dhe sjellja e Ronaldos në ditët dhe javët që pasuan vetëm konfirmuam ndjenjën time fillestare.

“Është një rast personal, por kam folur me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilëve iu kërkova t’i thonë Cristianos se dera dhe porta e Juventusit do të jenë gjithmonë të hapura, sa herë që të ketë nevojë për diçka. Ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri te Juventusi, kur ata kanë nevojë për ndihmë dhe kur jemi të bindur se sillen si duhet”.

Sport Cristiano Ronaldo Juventus