Sport22 Gusht 2022, 22:47

Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, bardhezinjtë nuk arrijnë të marrin pikët e plota

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, bardhezinjtë

Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, bardhezinjtë nuk arrijnë të marrin pikët e plota

Juventusi ka pësuar ndalesën e parë në kampionat që në javën e dytë të Serisë A, teksa u bllokua në barazimin 0-0 nga Sampdoria në fushën e kësaj të fundit, duke humbur terren ndaj skuadrave të tjera pretendente, si Interi, Napoli apo Roma.

Një pjesë e parë pa shumë histori. Në të dytën Vlahoviç u shfaq më i rrezikshëm dhe ia doli që të pasonte për Rabio, i cili çoi sferën në rrjetë. Por sulmuesi serb ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Rastet ishin me pikatore deri në fundin e sfidës, me Kostiç, i cili në shtesë pati mundësinë e artë të shënonte golin e fitores, por nuk ia doli të kalonte Auderon.

Juventusi deri më tani ka grumbulluar 4 pikë, pasi në javën e parë arriti fitoren ndaj Sasuolos me rezultatin e pastër, ndërsa Sampdoria mori pikën e parë ndaj bardhezinjve, pasi e nisi me humbje këtë sezon, teksa u mposht nga Atalanta.

Sport Juventus Sampdoria Seria A