Sport 9 Dhjetor 2022, 17:38

Juventusi piketon Igli Taren, ndryshime rrënjësore te bardhezinjtë pas plasjes së skandalit me financat

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi piketon Igli Taren, ndryshime rrënjësore te

Juventusi piketon Igli Taren, ndryshime rrënjësore te bardhezinjtë pas plasjes së skandalit me financat

Juventusi është tronditur kohët e fundit për shkak të mashtrimeve në lidhje me pagesat. Si pasojë e këtyre, kupola drejtuese dha dorëheqjen dhe tashmë klubi po përgatitet për ndryshime rrënjësore.

Edhe Kerubini do të largohet nga Juventusi duke lënë të lirë vendin e drejtorit sportiv. Por menjëherë kanë nisur spekulimet për zëvendësuesin e tij.

“Tuttosport” raporton se bardhezinjtë mendojnë t’ja besojnë këtë rol Igli Tares. Nisur nga dënimet që mund të vijnë për “Zonjën e Vjetër”, ata do të kërkokjnë futbollistë të rinj dhe me kosto të ulët.

Kujtojmë se Igli Tare ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lacion.

Sport drejtori sportiv i Lacios Igli Tare Juventus