Sport18 Shtator 2022, 17:21

Juventusi prek fundin, tifozët duan “kokën” e Alegrit, Lacio harron turpin me ‘poker’, Fiorentina bën detyrën

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi prek fundin, tifozët duan “kokën” e Alegrit,

Juventusi prek fundin, tifozët duan “kokën” e Alegrit, Lacio harron turpin me ‘poker’, Fiorentina bën detyrën

Juventusi ka harruar të fitojë dhe këtë e tregoi dhe në sfidën kundër Monzës në transfertë, me klubin e Silvio Berluskonit që gjeti fitoren e parë për këtë sezon në Serinë A.

Në minutën e 40, Di Maria la “Zonjën e Vjetër” me një lojtar më pak. Vendasit e Paladinos në superioritet numerik bënë presion për avantazhin dhe e gjetën në minutën e 74 me Gytkjaer.

Ky rezultat shton akoma më shumë pakënqësitë te tifozët e Juves, të cilët tashmë duan “kokën” e trajnerit Masimiliano Alegri. Të presim e të shohim sesi do shkojnë gjërat, me situatën që nuk duket aspak e qetë në Torino.

Në sfidat e tjera, Lacio mposhti pa probleme në transfertë Kremonezen me rezultatin 0-4. Bardhekaltrit reaguan pas humbjes së turpshme 5-1 të pësuar në mesjavë kundër Midtjylland në Ligën e Europës, ndërsa Fiorentina mundi 2-0 Veronën në shtëpi.

Sport Fiorentina Juventus Lacio Monza Seria A