Sport 4 Tetor 2022, 17:20

Juventusi pret modestët e Izraelit, pjesë e arbitrimit edhe gjyqtari shqiptar që shkëmbeu bisedën me Kristjan Asllanin në Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi pret modestët e Izraelit, pjesë e arbitrimit edhe gjyqtari

Juventusi pret modestët e Izraelit, pjesë e arbitrimit edhe gjyqtari shqiptar që shkëmbeu bisedën me Kristjan Asllanin në Champions League

Pas fitores kundër Bolonjës mbrëmjen e së dielës në Serinë A, Juventusi kërkon 3 pikët e para në Champions League në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e nesërme kundër Makabi Haifas.

Ndeshjen ndaj skuadrës izraelite do ta gjykojnë një treshe arbitrash zviceranë me kryesorin Sandro Shaferin, ndërsa 2 arbitrat anësorë do të jenë De Almeida dhe kosovari me pasaportë helvete, Bekim Zogaj.

Arbitri i katërt do të jetë gjithashtu zvicerani Alan Bieri, ndërsa VAR-i i është besuar gjermanëve Fritc dhe San.

Kujtojmë se Bekim Zogaj ka qenë arbiter anësor në ndeshjen e Champions League, Barcelona-Ferencvarosh në vitin 2020. Po në këtë vit, 41-vjeçari ka qenë arbiter anësor sfidën e Europa Ligë Mura-PSV Eindhoven.

Pak ditë më parë, ai pati një bisedë me Kristjan Asllanin në ndeshjen e Champions League, -Viktoria Plzen-Inter, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për skuadrën zikaltër.

Zogaj tregoi bisedën që pati me mesfushorin e Kombëtare në momentin që 20-vjeçari u aktivizua në fushë. Arbitri rrëfeu për Gazetën”Blic” fjalët që shkëmbeu me Asllanin.

“I thash, hej shqipe të uroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je? Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”, u shpreh Zogaj.

Sport arbitri kosovar Bekim Zogaj Champions League Juventus Makabi Haifa