Sport26 Qershor 2022, 20:38

Juventusi rregullon krahët e sulmit, Di Maria i thotë “Po” ofertës së bardhezinjve

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi rregullon krahët e sulmit, Di Maria i thotë “Po”

Juventusi rregullon krahët e sulmit, Di Maria i thotë “Po” ofertës së bardhezinjve

Juventusi duket shumë pranë Angel Di Marias, me sulmuesin argjentinas që është gati të transferohet në Torino në orët e ardhshme. 

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me lojtarin për një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, me anë të së cilës 34-vjeçari do të përfitojë 7 milion euro në sezon. 

Këmbëngulja e bardhezinjve ka qenë deçizive në arritjen e kësaj marrëveshje, me Di Marian që pritet kështu të vendoset në urdhrat e Maks Alegrit në ditët e ardhshme. 

Sport Angel Di Maria Juventus sulmuesi argjentinas