
Juventusi siguron finalen e Kupës së Italisë me Interin, Fiorentina kapitullon në Torino nga një ish
Juventusi ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Fiorentinës, me rezultatin 2-0, dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, ku e pret skuadra e Interit që eliminoi mbrëmë Milanin.
Juventusi donte t’i mbyllte llogaritë sa më shpejt dhe pas gjysmë ore lojë kishte një mundësi të mirë shënimi, por Dushan Vlahoviç nuk ia doli ta ndëshkonte ish-skuadrën.
Atë që nuk e bëri sulmuesi serb e bëri Federiko Bernardeski, i cili më një “volej” brenda zonës shënoi në portën e Fiorentinës. Ekipi i Italianos u mundua të reagonte, por Perin bëri një pritje fantastike ndaj Kabral.
Pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Kuarta vuri në provë sërish portierin e Juventusit, që ishte vendimtar me pritjen e tij. Bardhezinjtë reaguan, por ishin të pafat. Zakaria u ndal nga shtylla pingule.
Fiorentina nuk u dorëzua dhe provoi me Biragin me një goditje dënimi. Në minutën e 69, Adrien Rabiot e çoi topin në rrjetë, por festa bardhezi u prish nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi me rëndësi ishte fitorja në fund dhe Juventusi e mori, madje duke shënuar në shtesë edhe golin e dytë me brazilianin Danilo.