
Ka dhënë një kontribut të çmuar, ndërron jetë “ikona” e basketbollit pogradecar
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish trajneri i basketbollit pogradecar, Stasi Vako.
Prej vitit 1961, atëherë kur ndërpreu studimet e larta ushtarake në Ukrainë, ia përkushtoi jetën e tij vetëm basketbollit të femrave për ta bërë këtë sport ndër me të ndjekurit në atë kohë.
Gjatë jetës sportive, pogradecari ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të këtij qyteti, ku ka nxjerrë talente të cilët kanë luajtur me ekipet më të mira të vendit dhe kombëtaren.
Me ikjen e “Tasit”, siç e quanin dhe miqtë e tij, basketbolli ka humbur një njeri, i cili jetën ja dedikoi parketit dhe do të kujtohet për historinë që ndërtoi në sportin juglindor.