Showbiz11 Janar 2023, 16:31

“Ka dy rrugë, o psikopat ose ka një arsye”, banorët komentojnë deklaratën e Luiz Ejllit

Shkruar nga Pamfleti
“Ka dy rrugë, o psikopat ose ka një arsye”, banorët

“Top Cahnnel” dhe “Big Brother” kanë bërë lëmsh dje një publik të tërë me lojërat nëse Luiz Ejlli ishte apo jo sëmurë. U desh ky spektakël që të harrohej vjedhja e pastrueses në shtëpinë e zyrtares Alda Klsi.

Ndërkohë, përveçse kudo komentohet kjo çështje, brenda shtëpisë reagimet kanë qenë shumë të pakta.

Në një bisedë me Kiarën për Luizin, Efi thotë se situata e tij ka dy rrugë, por nga ana tjetër çështja po përdoret sipas saj dhe nga të tjerët për vëmendje. Këtu ajo e ka fjalën për Oltën.

“Ka dy rrugë, o psikopat ose ka një arsye! Kaq mund të gjykoj, tani kjo që po ndodh është e shpifur, del aty ajo dhe bërtet, po ajo këtë bëri dhe me Zhakun , unë nuk merrem fare!”, tha ajo.

Ndërkohë edhe Kiara ka folur shumë pak. “I kam mbyllur gjërat, e kam stopuar si raport, nuk i fal dot gënjeshtra të tilla, manipulimet, ishte një gënjeshtër që më përfshiu shumë”, tha ajo.

Showbiz Big Brother luiz ejlli