Showbiz 8 Nëntor 2022, 22:11

“Ka nevojë për qetësi”, prindërit e Pikesë reagojnë për ndarjen e tij me Shakirën dhe largimin nga Barcelona

Shkruar nga Pamfleti
“Ka nevojë për qetësi”, prindërit e Pikesë

“Ka nevojë për qetësi”, prindërit e Pikesë reagojnë për ndarjen e tij me Shakirën dhe largimin nga Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Zherard Pike dhe këngëtarja Shakira shkaktuan bujë në media kur zbuluan fundin e lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Teksa ndarja e tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, Pike mori vendimin për t’u larguar nga skuadra e Barcelonës.

Prindërit e Pikesë, i cili tani është në lidhje me modelen Klara Kia Marti, thyen heshtjen e tyre për ndarjen e djalit të tyre me Shakirën.

Joan Pike dhe Montserrat Bernabeu, sipas një gazetari spanjoll, kanë deklaruar: “Ai po largohet nga Barça tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Dëshiron të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakirën.”

Prindërit e Pike besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe. Kur Shakira dhe Pike njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se si do ndahej pasuria e tyre dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve. Të dyja palët thuhet se po synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.

Showbiz legjenda e Barcelonës Shakira Zherard Pike