Kastrioti nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat, nisur kjo nga forma e keqe e treguar në javët e para.
Në sfidën ndaj Vllaznisë, krutanët e panë veten në disavantazh të dy golave duke humbur krejtësisht toruan. Por, përveç lojtarëve në fushë, dhe tekniku Ramazan Ndreu u duk mjaft i irrituar në pankinën e tij.
Në një moment, Tomas Brdariç niset drejt Ndreut për të marrë një top, por trajneri i krutanëve dukej mjaft i nxehur dhe goditi topin në anën tjetër të bankinës. Ky moment shkaktoi mjaft ovacione e vërshëllima në “Loro Boriçi”, por trajneri Tomas Bërdariç që ishte protagonist e mori me sportivitet episodin duke qeshur.