Kosova27 Shtator 2019, 18:41

‘’Ka veteranë të rrejshëm në Deçan’’, Haradinaj reagon ashpër: Turp i qoftë kujtdo që i ka fyer!

Shkruar nga Pamfleti
‘’Ka veteranë të rrejshëm në

‘’Ka veteranë të rrejshëm në Deçan’’, Haradinaj reagon ashpër: Turp i qoftë kujtdo që i ka fyer!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Deçan.

Ai ka folur edhe për akuzat se “ka veteranë të rrejshëm në Deçan”.

Haradinaj ka reaguar ashpër për këto akuza.

“Marre i qoftë kujtdo që ka fyer se ka veteranë të rrejshëm në Deçan. Ku kanë qenë ata që po thonë veteranë të rrejshëm, a kanë qenë këtu në 1998-1999 me e parë si ka qenë ky vend. Ky vend është djegur në maj të vitit 1998, nuk ka pas njeri të gjallë këtej me ra. Kur ka ardh Holbrook me shku në Junik, e ka gjetur të shkrumbuar. Po krejt, i madh e i vogël, kush ka qenë i pushkës është detyruar të rrijë me familjet e veta. Ky është Deçani”, ka thënë Haradinaj.

Prishtine kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj veteranët e rrejshëm