Bota27 Nëntor 2022, 22:17

Kabineti i Rishi Sunak drejt dështimit, sondazhet “kryqëzojnë” ministren Braverman

Shkruar nga Pamfleti
Kabineti i Rishi Sunak drejt dështimit, sondazhet

Situata nuk paraqitet aspak mirë për kryeministrin Sunak dhe qeverinë e tij, kjo pasi sondazhi më i fundit rezulton katastrofik për ta përballë opozitës laburiste në Britani, e cila duket se do jetë fituesja e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që ato të bëhen.

Sipas sondazhit votuesit i besojnë opozitës në 11 nga 12 fushat kryesore të qeverisjes, që nga menaxhimi i kostos së jetës, shëndetësisë, BREXIT dhe e fundit por jo për nga rëndësia, çështjes së ndjeshme të emigracionit ilegal.

Të anketuarave ju dhanë 17 emrat e politikanëve nga të gjitha partitë britanike dhe u pyetën nëse kishin opinion pozitiv apo negative për ta.

Nga rezultatet e marra doli se udhëheqësi i opozitës Sir Kier Stammer ishte ne krye, ndërkohë Ministrja e Brendshme, Suela Bravermamn,  u rendit e  parafundit në vendin e 16, kryesisht edhe për menaxhimin e krizës se emigracionit dhe retoriken e saj ndaj te huajve dhe shqiptarëve në veçanti.

Tradicionalisht për çështjet si emigracioni, votuesit me shumë i besojnë opozitës laburiste. Konservatorët janë  praktikisht në opinion e britanikeve një parti e lodhur, e përçarë e padisiplinuar, ku edhe sikur ekonomia të përmirësohet sërish nuk do përballojnë dot një opozite laburistë të detoksifikuar.

Qartazi shumë pak britanikë kanë besim se qeveria e re do ketë sukses me sfidat e reja, si stabiliteti financiar, kontrolli i inflacionit apo në suksesin e Brexit, pa folur pastaj për krizën e kalimeve ilegale me gomone në La Mansh apo për listat e pritjeve në spitalet britanike.

Edhe sa do të zgjasë qeveri e Rishi Sunak mbetet për tu parë, por duket se numërimi mbrapsht ka nisur dhe për kabinetin e tij.

Bota #BNritani Sunak