alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kabllogrami sekret për Gërdecin/ “Mediu u mor me gjithçka në detaje. Pasi i shkruajta Berishës më telefonoi djali i tij”, dëshmia e Luan Hoxhës te amerikanët: Kam frikë!

12/01/2023, 10:15
ne Dossier
A A

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë këtë të martë i pandehur për shpërthimin me pasoja katastrofike të Gërdecit. Ai ka mohuar të ketë patur dijeni, por nuk është ashtu.


-Lexo edhe:

“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha

Dëshmia tronditëse për vdekjen e dy të burgosurve në Qafë Bari: Skenë e llahtarshme, vagoni kaloi me trupin e Ilmiut të ndarë në dysh

Një kabllogram i Wikileaks botuar nga DITA, tregon një raportim të Ambasadës në Tiranë për DASH, lidhur me atë që ndodhi nê Gërdec.

Kabllogrami i klasifikuar sekret raporton një bisedë në Ambasadë mes ambasadorit, stafit të ngushtë të tij dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.

Hoxha thotë se Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar dhe shton se ish-ministri Mediu ka ndjekur gjithë procesin në detaje.

Më poshtë teksti i kabllogramit

“…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.

Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.

Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurtë që të fliste.

Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion).

Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.

Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…”

(fundi i kabllogramit)


smile
Lajmi Tjeter

Këmbimi valutor/ Mësoni me sa blihen dhe shiten dollari e euro ditën e sotme

Goditi me sëpatë një person, arrestohet 62-vjeçari në Korçë; i plagosuri dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Lajmi i Dites

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

30/01/2023, 14:03

Lajmet e fundit

Prapaskenat e BBV2/ Bashkëshorti i Olta Gixharit mbeti pas dyerve të Top Channel, pas debatit të ashpër me Luizin kërkohet sërish dorëheqja e saj

31/01/2023, 19:09

“The Geopost” akuza të forta: Shefi i UNMIK-ut në Mitrovicë, spiun rus që kontaktonte me serbët e veriut në barrikada

31/01/2023, 19:08

Mitsotakis nuk bashkohet me NATO-n: Greqia s’do të dërgojë tanke “Leopard 2” në Ukrainë

31/01/2023, 19:04
A e pëlqen Krisit Oltën? Robert Aliaj përplaset me gazetarin: O imoral!

A e pëlqen Krisit Oltën? Robert Aliaj përplaset me gazetarin: O imoral!

31/01/2023, 19:03
“Ndalni!” Gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për Superligën e Europës: Nuk mund të pengoni konkurrencën

“Ndalni!” Gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për Superligën e Europës: Nuk mund të pengoni konkurrencën

31/01/2023, 18:59

Deputetët e “Foltores” dhe të Alibeajt bëhen bashkë, dorëzojnë në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Lindita Nikollës

31/01/2023, 18:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In