Bota25 Tetor 2018, 10:32

Kaliforni, avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë, shpëton piloti

Shkruar nga Pamfleti
Kaliforni, avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen

Kaliforni, avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë, shpëton piloti

Një avion është rrëzuar në një autostradë dhe më pas ka shpërthyer në flakë, në Kaliforni duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët.

Mediat e huaja shkruajnë se avioni AT-6, i njohur ndryshe si North American T-6 Texan, i prodhur në vitet 1930 si një avion trajnimi për Forcën Ajrore Amerikane është rrëzuar dhe është përplasur me ndaresën e trafikut.

Fatmirësiht nuk ka viktima, ndërsa bëhet e ditur se është plagosur lehtë piloti i avionit, i cili ka arritur të shpëtojë përpara se avioni të përfshihej nga flakët.

Bota Avioni rrëzohet në autostradë Kaliforni Shpëton piloti