alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kalimi i kufijve: Një obsesion shqiptar i lindur nga izolimi

20/01/2022, 9:03
ne Sociale
A A

Asnjë komb tjetër në Evropën e shekullit të 20-të nuk e dëshironte, dashuronte, mallonte dhe imagjinonte Evropën më shumë se shqiptarët.


-Lexo edhe:

Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

Shkrimtarët, zakonisht, e ndërtojnë veprën e tyre rreth disa “obsesioneve” letrare. Kufijtë janë obsesioni im kryesor letrar, të cilin nuk do ta kisha zhvilluar kurrë (të paktën, jo në këtë shkallë jashtëzakonisht të fortë) po të mos kisha lindur në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë. Në fakt, kufijtë dhe kalimi i tyre u bënë obsesioni i brezit tim në Shqipëri.

Ne u rritëm gjatë viteve më të mjerueshme, paranojake dhe të dhunshme të regjimit stalinist shqiptar të Enver Hoxhës – kur izolimi i Shqipërisë nga bota e jashtme, veçanërisht pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, u bë absolut.

Një nga kujtimet më qesharake dhe më të dhimbshme të fëmijërisë dhe adoleshencës sime janë bunkerët gri ushtarakë që shfaqen kudo: nga brigjet e detit deri në qendrat e qyteteve. Ndonjëherë mund të shihje bunkerë të ndërtuar edhe përpara hyrjes së tualeteve publike – të cilat zakonisht konsideroheshin si një vend i tmerrshëm për t’u vizituar – sikur gjeniu ushtarak të dyshonte se armiqtë tanë të kudondodhur (amerikanët dhe anglezët që janë më të rrezikshmit nga të gjithë) mund të jenë të fshehur diku atje.

Të gjitha regjimet staliniste dhe komuniste në Evropën Lindore ishin një përzierje e absurdizmit të përditshëm të mjerueshëm dhe valëve periodike të terrorit, të cilat jo vetëm përsërisnin, por edhe e tejkalonin universin letrar absurd, të zymtë dhe distopian të përshkruar nga Franz Kafka, siç e përshkruan Milan Kundera me mjeshtëri në “Arti i romanit”.

Megjithatë, besoj se regjimi ynë stalinist shqiptar shkoi shumë përtej kafkeskes. Një nga vështirësitë me të cilat përballen sot shkrimtarët shqiptarë në përshkrimin e regjimit të Enver Hoxhës (përveç traumës së thellë dhe poshtërimit të shkaktuar prej tij) është se ai sfidon logjikën njerëzore në mënyrën më mizore dhe qesharake.

Në të njëjtën kohë dhe në mënyrë paradoksale, ne ishim një brez mjaft me fat dhe jo vetëm sepse ishim dëshmitarë të rënies së regjimit me të gjithë bunkerët dhe kufijtë e tij të mbyllur.

Ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit tanë, ne u rritëm me radio dhe televizion në familjet tona dhe prandaj, me imagjinatën tonë, mund të kalonim kufijtë e mbyllur të atdheut tonë të vogël drejt botës përtej kufirit.

Kur, pas rënies së regjimit, kaluam kufijtë masivisht – këtë herë fizikisht – ky ishte edhe rezultat i kalimit të kufirit prej vitesh të ushtruar individualisht dhe në fshehtësi brenda mendjes dhe zemrës sonë.

Me radio kineze, imagjinuam Evropën

Në një nga esetë e tij të mrekullueshme – të shkruara në anglisht si një emigrant sovjetik në SHBA – të titulluar “Spoils of War”, Joseph Brodsky përshkruan se si një radio Philips që i përkiste ushtarëve gjermanë dhe e sjellë në shtëpi nga babai i tij ushtar si një plaçkë lufte luajti një rol të jashtëzakonshëm në shërimin e plagëve të luftës vdekjeprurëse dhe në ushqyerjen e imagjinatës së tij kundër izolimit dhe terrorit të regjimit stalinist pas Luftës së Dytë Botërore.

“Nëpërmjet gjashtë vrimave simetrike në pjesën e pasme të saj, në shkëlqimin e ndrydhur dhe dridhjet e tubave të radios, në labirintin e kontakteve, rezistencave dhe katodave, aq të pakuptueshme sa gjuhët që ata gjeneronin, mendova se pashë Evropën”, shkroi Brodsky.

M’u ngjeth mishi kur lexova esenë për herë të parë (në fakt, e lexova kur u bëra sërish emigrant në SHBA). Ajo më goditi sepse “mendova se pashë Evropën” për herë të parë saktësisht në të njëjtën mënyrë si Brodsky. Radioja ime nuk ishte gjermane, ishte kineze. Gjithashtu ngjante disi si një plaçkë lufte pas ndarjes me kinezët – shumë njerëz në brezin tim e imagjinuan Evropën dhe Perëndimin përmes radiove të tyre kineze.

“Dhe kur në moshën tridhjetë e dy vjeçare zbrita vërtet në Vjenë, menjëherë ndjeva se, në një farë mase, e njihja atë vend. Pa e tepruar, netët e para që fjeta në Vjenë dukeshin qartë sikur fikeshin nga një dorë e padukshme shumë larg, në Rusi”, shkroi Brodsky.

Nëse zëvendësoni Rusinë me Shqipërinë dhe i shtoni Vjenës gjithashtu Romën, Parisin, Londrën apo Hamburgun, ai paragraf do të përshkruante përvojën dhe ndjenjat e shumë shqiptarëve të moshës sime kur ata zbarkuan – shumë prej tyre si refugjatë të padëshiruar – në ato dhe në qytete të tjera evropiane. Ata e kishin “vizituar” tashmë në fshehtësi Vjenën, Romën, Parisin, Londrën apo Hamburgun në imagjinatën e tyre falë radiove dhe televizioneve (kineze) që u bënë pjesë e familjes shqiptare në vitet 1980.

Nëse shqiptarët do të kishin politikanë të një cilësie dhe perceptimi tjetër – dhe jo klounët kleptokratë postkomunistë që kanë sunduar Shqipërinë këto 30 vitet e fundit – mendoj se në Shqipëri do të ishte ngritur një monument për të nderuar ato dhjetëra mijëra radio kineze që ushqyen imagjinatën e shqiptarëve dhe mbajtën gjallë kontaktet e tyre me pjesën tjetër të Evropës. (Por Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropën Lindore (së bashku me Minskun) që nuk ka ende një monument kushtuar viktimave të komunizmit, ndaj sugjerimi im mund të tingëllojë i çuditshëm).

Dhe nëse BE-ja nuk do të kishte një politikë të jashtme kaq dritëshkurtër, nuk do ta kishte menduar dy herë nëse do të fillonte bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Besoj se nuk ka asnjë komb tjetër në Evropën e shekullit të 20-të që e ka dëshiruar, dashuruar, malluar dhe imagjinuar Evropën më fort se shqiptarët.

Por kriteret në Bruksel janë të ndryshme nga ato të bazuara në histori dhe kulturë (sinqerisht, nuk e kuptoj më se cilat janë kriteret e tyre).

Pse po i shkruaj të gjitha këto? Sepse thjesht e kam humbur rrugën. Fillova ta shkruaj këtë ese sepse disa javë më parë vendosa të ecja në të njëjtën rrugë që mora kur kalova kufijtë me Greqinë tridhjetë vjet më parë. Për këtë do të flas herën tjetër./Reporter.al

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar
Bota

Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar

22/05/2022, 8:55
Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit
Sociale

Jemi ende në kohë ta ndalojmë “mbytjen” e kryeqytetit

22/05/2022, 7:47
Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës
Europa

Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës

21/05/2022, 10:17
Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje
Covid-19

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje

16/05/2022, 7:59
VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri
Sociale

VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri

15/05/2022, 7:51
Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje
Sociale

Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje

13/05/2022, 7:36
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Plagosi me armë zjarri një person në një dhomë hoteli, arrestohet i riu në Tiranë

Plagosi me armë zjarri një person në një dhomë hoteli, arrestohet i riu në Tiranë

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll/ Nën hetim kryetari dhe anëtari i klubit shqiptar, falsifikuan firmat dhe votuan në emër të të tjerëve

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In