Sport14 Janar 2023, 17:42

Kalimi i Ronaldos tek Al Nassr thyen rekord, më shumë se 2 milionë aplikime për një biletë në ndeshjen kundër Mesit me shokë

Shkruar nga Pamfleti
Kalimi i Ronaldos tek Al Nassr thyen rekord, më shumë se 2

Kalimi i Ronaldos tek Al Nassr thyen rekord, më shumë se 2 milionë aplikime për një biletë në ndeshjen kundër Mesit me shokë

Kalimi i Kristiano Ronaldos tek Al Nassr  ka shkaktuar shumë bujë, por debutimi i tij duket se do të… thyejë rekordin.

Dhe kjo, sipas ESPN, më shumë se 2 milionë tifozë, mes tyre edhe portugezë u përpoqën të siguronin praninë në ndeshjen e shumëpritur, duke kërkuar një biletë, e cila tani ka marrë formën e një copë letre magjike.

Në fakt, ndeshja në të cilën CR7 pritet të debutojë është mes Al Nasr-Al Hilal kundër PSG-së së Lionel Mesit më 19 janar. Sfida do të luhet në Riad, pasi kampionët e Francës të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.

Over 2 million people requested tickets to witness Cristiano Ronaldo's first game in Saudi Arabia against PSG, sources have told ESPN ? pic.twitter.com/wLeIPoP57P

— ESPN FC (@ESPNFC) January 12, 2023

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo Lionel Messi sulmuesi portugez