Deputeti Myslim Murrizi e konsideroi si “markato të dimrit” kalimin e ish-ministrave apo ish-deputetëve nga radhët e LSI te PS.
Ai deklaron se i vjen për të vjellë kur kujton deklaratat e mazhorancës gjatë zgjedhjeve të 2017-ës për ish-ministrat që sot po u hap derën për një grusht votash më shumë.
Besoj që edhe deputetë të nderuar të PS, të sotmit në këtë sallë, që s’kanë gisht në asnjë aferë politike, ndihen të kërcënuar nga lukunia e hajdutëve të shpallur nga këta këtu në 2017-ën. Më vjen për të vjellë kur kujtoj ça keni thënë për ministrat që sot ju hapni derën, a i shqyeni dritaret për t’i marrë për t’i futur sa me kokë sa me të ndenjura për një grusht vota më shumë që ju rren mendja”, tha Murrizi.