Showbiz 3 Shkurt 2023, 15:49

"Kam mbaruar shkollën me mesatare 9.5", DeaMishel bën Skënderbeun 67 vjeç dhe Kosovën shtet kufitar me Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
"Kam mbaruar shkollën me mesatare 9.5", DeaMishel bën

"Kam mbaruar shkollën me mesatare 9.5", DeaMishel bën Skënderbeun 67 vjeç dhe Kosovën shtet kufitar me Greqinë

Banorët e “Big Brother VIP Albania”, janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

Ku mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të madhe edhe pyetjet rreth Gjeografisë dhe Historisë.

Por ajo që na zhgënjeu të gjithëve ishte DeaMishel. Biondja bukuroshe ka treguar se ka mbaruar studimet me një mesatare 9.5, por “princeshë” Dea nuk dinte datën e lindjes së Skënderbeut, heroit tonë kombëtarë dhe as me kë kufizohet Kosova.

Pyetjes së kur ka lindur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, DeaMishel u përgjigj 1956, sipas biondes, sot ai është 67 vjeç. Nuk e dimë kë hero ka pasur në mendje kur ka dhënë këtë përgjigje princesha

Por DeaMishel vazhdon përsëri me gafat, ajo u shpreh se shteti i katër që kufizohet Kosova është Greqia, ndoshta Dea ka pasur në mendje Shqipërinë e Madhe.

Njohuritë e DeaMishelit, një studente me mesatare 9.5, kanë ngecje të theksuara në njohuri, të paktën në Gjeografi dhe Histori. Ndoshta Dea shkëlqen në Kimi dhe Fizikë.

Gafat e saj kanë zhgënjyer një pjesë te publikut, por edhe kanë qeshur me paditurinë e saj në komentet e bëra në rrjetet sociale.

Reality Show