
‘Kam rrahur Dafina Zeqirin për Krenar Çoçajn’, këngëtarja reagon me twerk ndaj banores së BBVK
Modelja Juliana Nura ka bërë një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo ka treguar se si shumë vite më parë e kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn, i cili së fundi ishte i dashuri i Luana Vjollcës. Lidhje që mendohet të ketë përfunduar, pasi Krenari ishte shumë i dhunshëm me moderatoren.
Nuk ka vonuar shumë dhe lidhur me këtë deklaratë të Julianës, ka pasuar një kundërpërgjigje nga vet interpretuesja e hitit “Amazing Girl”, Dafina Zeqiri.
Zeqiri ka publikuar në InstaStory një video të saj duke bërë ‘twerk’ në një prej klipeve të saj, teksa ka shkruar: “Bushtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.
Ky konflikt mes dy vajzave ka ekzistuar më shumë se një dekadë më parë.