Sport 1 Shkurt 2023, 16:12

“Kam shpenzuar 200 mln euro dhe di vetëm të thotë ‘Siuu’”, arabët zhgënjehen nga CR7, sheiku saudit tërbohet me portugezin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kam shpenzuar 200 mln euro dhe di vetëm të thotë

“Kam shpenzuar 200 mln euro dhe di vetëm të thotë ‘Siuu’”, arabët zhgënjehen nga CR7, sheiku saudit tërbohet me portugezin (Video)

Mesa duket Kristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite, duke përjashtuar miqësoren ndaj PSG-së, ku arriti të shënojë dy gola dhe kënaqur sauditët.

Në dy paraqitjet e para nën fanelën e Al Nassr, ai nuk ka patur një rol vendimtar, ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, duke humbur 1-3 ndaj Al Itihad.

Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nasr, francezi Rudi Garsia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur të shfrytëzonte rastin.

Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video, në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.

“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton biznesmeni saudit. Në video, ai është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos, teksa imiton festën e tij të famshme.

Sport Kristiano Ronlado sheiku saudit sulmuesi portugez