Sport30 Maj 2022, 21:41

“Kam vuajtur në fëmijëri se isha grek”, Foto Strakosha: Shqipëria më njohu me futbollin

Shkruar nga Pamfleti
“Kam vuajtur në fëmijëri se isha grek”, Foto

“Kam vuajtur në fëmijëri se isha grek”, Foto Strakosha: Shqipëria më njohu me futbollin

Foto Strakosha ka treguar së fundmi për mediat greke karrierën e tij në futboll. Ish-gardiani kuqezi luajti fillimisht te Dinamo në Shqipëri, për të kaluar më pas një karrierë të pasur me klubet në Greqi, nga ku vari dhe këpucët në gozhdë. 

I pyetur nga mediat greke, ai ka treguar për presionin e madh që ka hasur nga opinioni për ndeshjen e 4 shtatorit të vitit 2004 mes Shqipërisë dhe Greqisë, të fituar 2-1 nga kuqezinjtë në Tiranë. Më tej ai ka përmendur dhe faktin se fëmijëria në Shqipëri ka qenë e vështirë sepse ishte grek. 

“Dua t’i fshij momentet që nuk i dua në mendje dhe të mbaj ato të mirat. Për mua, këto lojëra kanë qenë gjithmonë më të vështirat. Është një gjë të luash futboll dhe gjë tjetër të bëjnë të ndjehesh keq nga të dyja anët. Në fjalë të tjera, kishte dyshime nga këtu dhe atje. Ata thonin “e shitur, do ja lërë ndeshjen Greqisë”.  

Ishte stres i madh për mua. Duke filluar nga ne futbollistët te tifozët, është një rrugë, në të cilën përfshihen gazetarët, të cilët, varet nga karakteri i tyre, krijojnë vlerat e futbollit dhe suksesin apo dështimin. Në çdo vend ka të mirë dhe këqinj.  

A ja dha Rehagel trofeun e madh Greqisë? Nëse në vend të Portugalisë në vitin 2004, ishte Gjermania dhe Greqia do e mposhte, gjermanët do e “masakronin” Rehagel sepse ishte duke luajtur kundër vendit të tij? Sepse ne ballkanasit jemi xheloz për të mirën që shohim në vendet me futboll të zhvilluar, dhe unë mendoj se për të arritur dhe ne këtë gjë, duhet të punojmë.  

Kjo është, të bëhemi të mirë në zemër dhe mendje. Kam kaluar nëpërmjet viteve të vështira. Falenderoj prindërit, të cilët më rritën. Nuk ishte faji im. Shqipëria më dha mundësinë të njihem në futboll. Më dha mundësinë për një të nesërme më të mirë, duhet ta nderoja fanelën që vishja”, u shpreh ndër të tjera Strakosha. 

Këtë bluzë duhet ta nderoja. Çfarë më bën të ndjehem keq? Po kam vuajtur shumë vitet e fëmijërisë sepse kam qenë grek. Por çështja është se ne po luajmë futboll. Nëse ka kështu problemesh atëhërë kot themi që sporti na bashkon. Ndeshen në boks dhe në fund i japin dorë njëri-tjetrit”, u shpreh Foto Strakosha. 

Sport Foto Strakosha ish-gardiani i kombëtares shqiptare