alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Kambalet” në krye të Flotës Detare; për të grabitur pronat e majme dhe për negociatat e fshehta me Greqinë

22/12/2020, 13:47
ne Kryesore
A A
“Kambalet” në krye të Flotës Detare; për të grabitur pronat e majme dhe për negociatat e fshehta me Greqinë

“Kambalet” në krye të Flotës Detare; për të grabitur pronat e majme dhe për negociatat e fshehta me Greqinë

Shqipëria, tashmë që nga viti 2012 e komandon Flotën Detare Ushtarake jo nga oficerë marine por nga eprorë këmbësorie apo “kambale” siç i thonë marinarët.


-Lexo edhe:

Gazment Bardhi shkund “foltoren”: Pronari i vilës në Lalëz rri me Olsi Ramën, Tritan Shehu të flasë për tenderin 600 mijë euro

Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!

Që nga këpucët, por natyrisht jo vetëm nga ato ndryshojnë ushtarakët e Flotës Detare me ata të disiplinave të tjera tokësore. Oficerët tokësorë mbajnë këpucë me qafa e gomë të trashë, pra kambale e marinarët këpucë elegante e të rehatshme.

Por kjo natyrisht është vetëm një detaj, pasi thelbi është më i thellë se kaq dhe ka të bëjë me gjënë më të rëndësishme për elitën qeverisëse në vend: “meritokracinë”.

Që prej vitit 2012, Flota Detare Ushtarake drejtohet nga oficerë këmbësorie. Në fillim e nisi Berisha dhe Arben Imami  dhe e vazhdoi Edi Rama me Mimi Kodhelin e sot me Olta Xhaçkën. E cila së fundmi emëroi, Gjeneral brigade Ilir Xhebexhi si Komandant i Flotës Detare. Xhebexhi është një oficer i këmbësorisë. Situata ka irrituar mjaft eprorët e rinj por edhe të vjetër të Flotës Detare, që e cilësojnë fyerje. Ish-kreu i FD, Vladimir Beja, deklaroi para pak kohësh për këtë emërim se: “Është më shumë se një ofezë dhe një budallallëk i pa argumentueshëm dhe për partizanët, e jo më për një Flotë Ushtarake Detare, të një vendi anëtar të NATO-s”.

Por në fakt, ushtarakë të tjerë të marinës, theksojnë se ky veprim nuk bëhet thjesht për të fyer oficerët e këtij specialiteti, por ka të bëjë me tjetërsimin e pronave të shumta edhe të majme që posedon Flota Detare Shqiptare.

Nga Velipoja e deri në Sarandë, bëhet fjalë për perla dhe sasi të mëdha repartesh, deposh e territore trojesh, që po bëhen gati të dalin në treg me çmime “badihava”, pasi përfaqësojnë zona perla të bregdetit shqiptar.

Bëhet fjalë për territore të magjishme në Sarandë, Borsh, Porto Palermo, Himarë, Jalë, Karaburun, Orikum, por edhe pjesë të bregdetit Adriatik, kryesisht në zonën e Karpenit, atë të Bisht Pallës, Kepit të Rodonit, Lalëzit, Shëngjinit e deri në Velipojë.

Një pjesë e këtyre pronave që janë ish-reparte ushtarake janë privatizuar që nga koha e Arben Imamit, e sot kemi disa investime të dyshimta të lidhur me fije politikanësh në Shëngjin, Ranë të Hedhur, natyrisht Gjirin e Lalëzit, i cili ka qenë thuajse i gjithi territor ushtarak në kohën e komunizmit, por edhe në zonën e Velipojës.

Ndërkohë që tashmë nuk ka mbetur asnjë tokë e privatit pa u piketuar dhe abuzuar në bregdet, siç ndodhi me Palasën e zona të tjera, që kanë shkaktuar një kaos në kadastrën e Vlorës, dhe në fazën e ardhshme pritet të dalin në shitje perlat e Marinës sonë Luftarake në Pashaliman, Porto Palermo, Jalë, Himarë etj, që janë troje të cilët kushtojnë miliona dhe përbëjnë zona strategjike për investime në fushën e turizmit.

Në të shkuarën, kur Imami ishte ministër mbrojtjeje u tentua që në procesin e privatizimeve të reparteve ushtarake të përdoren firmat e oficerëve të marinës, të cilët refuzuan kategorikisht. Ndaj dhe ministri i asaj kohe, theu për herë të parë “akullin”, duke vendosur Qemal Shkurtin, një oficer këmbësorie si Komandant i Flotës Detare.

Ndërkaq, në vitin 2007, kur ministër i Mbrojtjes ishte Fatmir Mediu, ndodhi dhe asgjësimi më i madh i pronave të patundshme të ushtrisë, kur u mbyll Akademia e Marinës në Vlorë dhe u ngrit punishtja famëkeqe e demontimit të municioneve në Gërdec.

Pas një “armëpushimi” me Gazmend Oketën në 2008-2009, me ardhjen e Imamit, u riaktivizua plani i pronave që u rimor edhe nga Mimi Kodheli me zyrtarin pranë saj Valdrin Pjetri, i cili u bë dhe mjeshtri i pasurive të patundshme në vend.

Një oficer i lartë marine, i cili sot është kapiten i një flote tregtare të huaj, bën të ditur se një oficer marine nuk mund të bëjë tjetërsimin aq kollaj të pronës, pasi ata kanë edhe kujtesën e vendodhjes së objekteve dhe trojeve që janë tjetërsuar dhe po tjetërsohen. Masakra është bërë në letra, ndërkohë “kambalet” natyrisht që nuk dijnë gjë dhe vendosin gjithçka nga “zero”.

Mungesën e emërimeve të oficerëve të marinës, Ministrisë së Mbrojtjes, e ka justifikuar me “mungesën” e  ushtarakëve të lartë që kanë plotësuar vitet për të marrë gradën e duhur për ta drejtuar Forcën siç është edhe rregulli.

E sipas ministrisë së Xhaçkës ligji nuk ia ndalon të emërojë një gjeneral-brigade në krye të Forcës Detare, duke kujtuar se ka precedente të tillë në qeverisjen e mëparshme.

Bëhet fjalë pikërisht për emërimet e Gjeneral brigade Qemal Shkurti detyrë të mbajtur nga 15 gusht 2012 – maj 2015, të  Gjeneral Major Ylber Dogjani, nga 16 tetor 2015 – 16 shtator 2019.

Nga shtatë gjeneralët e dekretuar asnjë nuk vjen nga forcat detare dhe se zgjidhja është gjetur duke emëruar një gjeneral nga forcat e këmbësorisë.

Ndërkohë, që mundësia ka qenë që të gradohen Kapitenët e Rangut të Parë(kolonel) me titullin Admiral(Gjeneral) dhe gjithçka është në rregull.

Ka 10 vjet që Marina drejtohet nga “kambalet”- këmbësorë, apo dhe nga depoxhinjtë e prapavijës!”.

Në historinë e Flotës Detare ushtarake nga 18 komandantë, vetëm 3 të fundit janë oficerë nga “toka”, kurse 15 të tjerët kanë qenë të gjithë oficerë marine.

Bamir Topi, kur ishte President Republike u përplas me Arben Imamin pikërisht për Flotën Detare.

 Imami emëroi komandant të Flotës Detare, Kapitenin e Parë, Ferdinand Kreshpani, pa e dërguar për dekretim te Presidenti i Republikës. Ky vendim u cilësua i parregullt nga Presidenca, e cila bëri të ditur se është shkelur Kushtetuta. Pas korrespondencës me Presidencën, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e anuloi vendimin e marrë. Por para se të ndodhte kjo, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka mbrojtur Imamin në emërim, pa e çuar për dekretim te Presidenti.

Megjithatë, përveç çështjes së pronave, një kleçkë tjetër që është në duart e Flotës Detare janë edhe negociatat e pritshme me Greqinë për të caktuar shefin Kontinental, Ujrat territoriale, por edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike.

Emërimi i Xhaçkës, ku në krye të Flotës vuri një “kambale” ndodhi pikërisht pas afrimit të Edi Ramës me Micotaqisin për çështjen e negociatave për detin. Dhe mënjanimi i detarëve profesionistë, i hap rrugën pikërisht rrufjanëve të politikës dhe ekspertëve të palidhur me Flotën që të marrin pjesë në negociatat që do të zhvillohen mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Edhe pse të dy vendet kanë vendosur që çështjen ta çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, para se të bëhet kjo, do të duhet që të zhvillojnë negociatat paraprake. Ndaj dhe janë mënjanuar marinarët duke sjellë oficerët e prapavijës…/Pamfleti

онлайн займы

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Gazment Bardhi shkund “foltoren”: Pronari i vilës në Lalëz rri me Olsi Ramën, Tritan Shehu të flasë për tenderin 600 mijë euro

13/05/2022, 20:40
Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!
Kryesore

Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!

13/05/2022, 18:37
Kryesore

Edi Rama promovon vilën e të fortit të Dibrës si “investim strategjik”

13/05/2022, 18:28
Forum

Që duhet një Rezolutë për Srebrenicën

13/05/2022, 17:35
Kryesore

Klanet në PS/ Rama nis “prerjen e kokave” në radhët e socialistëve, vë në lëvizje Njësinë Antikorrupsion të Ulsi Manjës

13/05/2022, 17:11
Kryesore

NATO i dërgon mesazh të fortë Rusisë nga Ballkani, zhvillon stërvitje në Maqedoninë e Veriut; pjesë edhe Shqipëria

13/05/2022, 16:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Rritet shitja e armëve në botë

Basha takim me tregtarët: Të ardhurat e shtetit të shkojnë tek biznesi, këtë po bën edhe Kosova

Lajmi i Dites

Të panjohurat e sulmeve ndaj SPAK dhe kush frikësohet realisht

12/05/2022, 18:57

Lajmet e fundit

Inceneratorit të Fierit i duhen dhe 3 milionë euro të tjera që të mbarojë, koncesionari i impiantit të Tiranës fiton tender në Zimbabve

14/05/2022, 0:10

“Nuk bëheni dot me fëmijë për shkak të magjisë”/ Shqiptarët zhvatin familjen greke, e sjellin në Shqipëri dhe i marrin mijëra euro

13/05/2022, 23:02

U plagos më “21 Janar”, Fatos Mahmutaj: Nuk pres të zbardhen 4 vrasjet, Arben Kraja me vilë në Lalëz si Berisha

13/05/2022, 22:49
Kërcënoi me ndërprerje energjie, Finlanda i përgjigjet Rusisë: Jemi gati për çdo gjë, qoftë edhe ushtarakisht!

Kërcënoi me ndërprerje energjie, Finlanda i përgjigjet Rusisë: Jemi gati për çdo gjë, qoftë edhe ushtarakisht!

13/05/2022, 22:48
Kreu i inteligjencës ushtarake në Ukrainë: Lufta me Rusinë do të përfundojë deri në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake në Ukrainë: Lufta me Rusinë do të përfundojë deri në fund të vitit

13/05/2022, 22:36

Tritan Shehu i përgjigjet Bardhit: Nuk ja vlen të merresh me një meskin, duhet të ndiqet penalisht për fshehje krimi

13/05/2022, 22:35
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria jep qindra milionë lekë çdo vit për pensionet e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve politikë në qeverisje dhe parlament. Këto pensione të majme janë deri 8 deri në 10 fish më të larta se pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë shqiptarë, pagesat e të cilëve janë më të ulëtat në rajon dhe në Evropë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pensionet #politikan #shqiperi #qeverisje #parlament #vaferi
  • Llastimi i Evi Kokalarit apo ndonjë axhamie që vjen nga Uashingtoni u bë pikërisht për të kompensuar vetminë e madhe të doktorit, e Meta në këtë rast thjesht këtë vetmi mund ta rrisë në valencë; ta bëjë vetmi në fuqi të dytë. Ndaj që do të jenë interesante relacionet brenda oborrit të opozitës “radikale” dyshe në Shqipëri pas 2 korrikut

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #evikokalari #ilirmeta #uashington #presidenti#saliberisha #bujarnishani
  • "Edhe OKB mbajti pjesën e përgjegjësisë së vet pse dështoi në mbrojtjen e burrave, grave dhe fëmijëve të Srebrenicës, dështim që nisi që në vitin 1993 kur e konsideruan ‘zonë e sigurt’, pa marrë parasysh se makina vrasëse e ushtrisë serbe po furnizohej me armë dhe naftë nga Jugu, nga Shqipëria."

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #okb#srebtenitsa #shqiperi  #bosnjehercegovina #drejtesi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In