Kronike29 Janar 2023, 17:48

Kamerat e sekuestruara në Lushnje, një prej autorëve dyshohet Saimir Taullau

Shkruar nga Pamfleti
Kamerat e sekuestruara në Lushnje, një prej autorëve dyshohet

Personazhe të njohur të botës së krimit duket se kanë vënë në monitorim policinë, qytetarët dhe grupet rivale.

Një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave të paligjshme në qytetin e Lushnjës, të cilat janë çmontuar në kuadër të operacionit “Fijet”, është Saimir Taullau, ndaj të cilit ka nisur hetim në gjendje të lirë për rastin.

Por mbi këtë gjë ka regur aovkai i tij, zoti Detar Hysi. Ky i fundit pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.

Prej disa ditësh policia ka nisur një aksion në të gjithë vendin për heqjen e kamerave të paligjshme. Efektivët kanë zbuluar se grupet kriminale kanë vënë kamera në rrugë dhe pranë banesave të tyre duke parë lëvizjet e forcave të rendit.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit“, njoftoi policia sot.

Kronike Fier kamera Lushnje