alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës

24/01/2022, 19:07
ne Prishtine
A A
Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës

Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbikëqyren nga kamerat e sigurisë, të cilat janë në atë që njihet si lista e zezë e Shteteve të Bashkuara.


-Lexo edhe:

Kosova shton sanksionet ndaj Rusisë, masa edhe ndaj Bjellorusisë

Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia

Bëhet fjalë për kamerat e kompanive kineze Dahua dhe HikVision. Këto kamera, sipas fotografive që ka siguruar Radio Evropa e Lirë në janar të vitit 2022, janë të vendosura edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sheshet kryesore të Prishtinës – “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” – mbikëqyren po ashtu nga kamerat që prodhon kompania HikVision.

Po ashtu, është vënë re ka se kamerat e sigurisë të llojit Dahua janë të vendosura edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology dhe HikVision gjenden në listën e zezë të SHBA-së qysh nga vitin 2019, për shkak të, siç thuhet, ndërlidhjes së tyre me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, përkatësisht me represionin që u bën Pekini ujgurëve myslimanë në provincën Ksinjiang.

Në qershor të vitit 2021, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka zgjeruar urdhrin e ndalimit për këto kompani, duke i stopuar investimet amerikane në to.

Kamerat e këtyre kompanive duket se qarkullojnë lirshëm në tregun kosovar dhe se përdoren nga institucionet publike.

Në dhjetor të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia, përmes institucioneve që i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze Dahua, të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës. Siç shihet nga dokumentacioni, këto kamera kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrës.

Qeveria hesht lidhur me kamerat e dyshimta

Objekti i Qeverisë së Kosovës gjendet në qendër të Prishtinës dhe përskaj shesheve kryesore të kryeqytetit. Disa kamera të vendosura jashtë objektit janë të drejtuara në oborr të tij, ndërsa kamera të tjera mbikëqyrin sheshin Nënë Tereza, ku qytetarët kalojnë lirshëm.

Në kamera shkruajnë qartazi emrat e brendeve HikVision dhe Dahua.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Radio Evropa e Lirë ka dërguar kërkesa për qasje në informacione publike, në lidhje me llojet e kamerave të vendosura në objektet e institucioneve qendrore.

Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me këtë çështje, e ngjashëm as Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar kërkesën e REL-it për qasje në informacione në lidhje me llojin e kamerave të instaluara, si dhe në kontratën për këto kamera.

Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se “ky dokument hyn në kategorinë e të dhënave të klasifikuara”.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka nën administrim objektin ku gjenden disa ministri të Kosovës dhe ajo nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me llojin e kamerave të instaluara në këtë objekt, që njihet si ish-Rilindja.

Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur, ndërsa Ministria e Kulturës ka thënë se kamerat e instaluara në këtë institucion nuk janë aktive qysh në vitin 2014.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë konfirmuar se lloji i kamerave të sigurisë në këtë objekt është HikVision.

Sipas kësaj ministrie, “blerja e kamerave është realizuar në fund të vitit 2020, kur edhe janë instaluar”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se nuk ka kontratë të lidhur me asnjë operator ekonomik për blerjen e kamerave të sigurisë.

“Objekti, në të cilin është i vendosur stafi i MBPZhR-së, është hapësirë e kontraktuar me qira që nga viti 2019 dhe kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura në këto hapësira nga kompania [që është pronare e këtij objekti] para se të zhvendosej MBPZhR-ja”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Nga Kuvendi i Kosovës, në ndërtesën e të cilit ndodhet edhe Presidenca e Kosovës, kanë thënë se kamerat e instaluara atje janë të brendit gjerman, Bosch.

Nga Komuna e Prishtinës, ndërkaq, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se për instalimin e kamerave në sheshet e qytetit, procedura tenderuese është zhvilluar në vitin 2019 dhe se kontrata është nënshkruar në vitin 2020.

Fituese e kësaj kontrate ka qenë kompania e sistemeve të sigurisë, Professional Alarm, me seli në Prishtinë.

Komuna nuk e ka komentuar faktin se kamerat janë të markës HikVision dhe ka thënë se qeverisja e re e komunës e ka trashëguar kontratën që është duke u zbatuar.

“Komuna, sipas ligjit, përgatit specifikat teknike për procedurat tenderuese, ku nuk lejohet caktimi i prodhuesve të produkteve. Pra, Komuna e Prishtinës, respektivisht qeverisja e re e saj, e ka trashëguar këtë kontratë, e cila është duke u zbatuar”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës për blerjen e këtyre kamerave në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë Professional Alarm është publikuar më 13 maj, 2020.

Kjo kontratë ka vlerën prej 78,299 eurosh, ndërsa në specifikat teknike për kamera përmendet kërkesa për “kamerë të mençur” dhe “kamerë për njohjen automatike të targave”.

Një përfaqësues i kompanisë Proffesional Alarm, që shet kamera të markës HikVision, thotë se kamera të tilla u kanë shitur shumë institucioneve në Kosovë.

“Nuk ka ndalesa, këto janë të ndaluara prej Amerikës në institucione të veta të sigurisë, jo si produkt për Amerikë. Nuk është e ndaluar në Kosovë”, thotë përfaqësuesi i kompanisë në kushte anonimiteti.

Selim Mustafa, pronar i kompanisë Profiti Group, që është përfaqësuese e kompanisë Dahua në Kosovë, thotë se nuk e sheh si problematike shitjen e kamerave të tilla, pasi ato, sipas tij, nuk janë të ndaluara në Kosovë.

Ai shton se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh edhe qëndrueshmërinë e bizneseve, nëse në të ardhmen vendos të ndalojë përdorimin e këtyre kamerave.

“Ne kemi stoqe, kemi punë që kemi ndërtuar, kemi 15-20 punëtorë. Sipas logjikës sime, më herët duhet planifikuar, këshilluar etj… se ato [vendimet për ndalim] krijojnë humbje të mëdha”, thotë Mustafa.

Sipas tij, jo të gjitha kamerat që prodhohen nga Dahua e kanë opsionin e njohjes së fytyrës.

“E rëndomta dhe e përditshmja nuk lidhen me njohjen e fytyrës. Janë kamera të veçanta, më specifike [ato për njohjen e fytyrës]”, thotë ai.

Pse janë të ndaluara kamerat me opsionin e njohjes së fytyrës?

Përdorimi i kamerave të sigurisë dhe sistemeve të video-mbikëqyrjes duhet të bëhet me kujdes, sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë.

Nga kjo agjenci thonë se “përpunimi i të dhënave biometrike [ku hyn edhe njohja e fytyrës] për qëllime të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar”.

“Lejohet vetëm në raste specifike, pasi të plotësohen kushtet ligjore”, thuhet në deklaratën e agjencisë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se nuk ka ndonjë informacion në lidhje me atë se “çfarë lloji të kamerave kanë vendosur institucionet shtetërore”.

Sipas agjencisë, vendosja e sistemit të video-vëzhgimit është e lejuar vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve, sigurimin e pasurisë dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale dhe nëse ky qëllim nuk mund të arrihet me mjete më të lehta.

Pra, nëse mund të arrihet me mjete të tjera, edhe video-vëzhgimi – në raste të caktuara – mund të kufizohet.

Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i privatësisë, Mentor Hoxhaj, thotë se rregullimi i vendosjes së sistemeve mbikëqyrëse me kamera në hapësira publike dhe private në Kosovë “lë për të dëshiruar”.

“Sistemi i njohjes së fytyrave nuk mund të shfrytëzohet nga institucionet publike dhe private. Ai mund të shfrytëzohet vetëm në raste të veçanta”, thotë Hoxhaj.

Kina dhe problemet me vëzhgimin

Me sanksionet e SHBA-së, kompanive kineze Dahua Technology dhe HikVision u ndalohet të bëjnë biznes me kompani amerikane.

“Këto entitete janë të përfshira në shkeljet dhe keqpërdorimet e të drejtave të njeriut, në fushatën kineze të represionit, ndalimit masiv arbitrar dhe mbikëqyrjes përmes teknologjisë së lartë të ujgurëve, kazakëve dhe pjesëtarëve tjerë të grupeve të pakicës myslimane në Ksinjiang”, ka thënë Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, në tetor të vitit 2019, ka transmetuar Bloomberg.

Sipas ekspertit Mentor Hoxhaj, teknologjitë informative nga Kina përfliten edhe për mundësinë e manipulimit me të dhëna.

“Sa u përket pajisjeve të teknologjisë informative, që janë me origjinë nga Kina, tanimë është vërtetuar që shumica prej këtyre pajisjeve kanë ‘back door’ [derë të pasme]. Pra, të gjitha të dhënat që i marrin e përpunojnë, i dërgojnë te prodhuesit”, thotë Hoxhaj.

Lidhur me këtë çështje, REL ka marrë më herët edhe komentin e Departamentit amerikan të Shtetit:

“SHBA-ja po punon me aleatët dhe partnerët në iniciativën për hartimin e parimeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë së mbikëqyrjes nga qeveria, në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, SHBA-ja “mbetet e përkushtuar për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut të anëtarëve të grupeve pakicë”.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

Kosova shton sanksionet ndaj Rusisë, masa edhe ndaj Bjellorusisë

16/05/2022, 16:09
Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia
Prishtine

Lufta në Ukrainë/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë. Masave s’i shpëton as Bjellorusia

16/05/2022, 12:07
"I fiksuar me Kosovën", Kurti: Putin dëshiron zhbërjen e progresit në vendin tonë!
Prishtine

“I fiksuar me Kosovën”, Kurti: Putin dëshiron zhbërjen e progresit në vendin tonë!

15/05/2022, 21:43
​Kurti takim me drejtuesit e kompanisë Matter dhe UCX
Prishtine

​Kurti takim me drejtuesit e kompanisë Matter dhe UCX

15/05/2022, 18:51
A po i rikthehet Kosova projektit amerikan të gazit?
Prishtine

A po i rikthehet Kosova projektit amerikan të gazit?

15/05/2022, 17:30
“Kosova është zemra e Evropës,” Vuçiç i revoltuar me Gjermaninë: Edhe britanikët janë më korrektë
Prishtine

“Kosova është zemra e Evropës,” Vuçiç i revoltuar me Gjermaninë: Edhe britanikët janë më korrektë

15/05/2022, 12:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Investigimi/ ‘Diktatura’ e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës! Si ndryshuan rregullat e lojës! (Dokumentet)

Investigimi/ ‘Diktatura’ e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës! Si ndryshuan rregullat e lojës! (Dokumentet)

Moska me 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës, edhe?! Deklarata e ish-shefit të CIA’s që nuk ka për t’i pëlqyer Putinit

Moska me 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës, edhe?! Deklarata e ish-shefit të CIA’s që nuk ka për t’i pëlqyer Putinit

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

16/05/2022, 19:54

Mazhoranca në RMV del kundër zgjedhjeve të parakohshme, opozita paralajmëron hapa të reja

16/05/2022, 19:46

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

16/05/2022, 19:31

Punësimet politike në administratë, Rama fajëson Metën: Ndodhën për shkak të LSI-së

16/05/2022, 19:24
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika
  • Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #edirama #amerika #mashtrime #skavica #projekte #qeveria

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In