Sport23 Maj 2018, 12:27

“Kamikazi” Jorgji për duelin Partizani-Kamza/ E sigurt është se skuadrën që bie nuk e cakton fusha, por pazaret

Shkruar nga Pamfleti
“Kamikazi” Jorgji për duelin Partizani-Kamza/ E sigurt

"Kamikazi" Jorgji për duelin Partizani-Kamza/ E sigurt është se skuadrën që bie nuk e cakton fusha, por pazaret politike

Pazaret politike dhe interesat po përcaktojnë fatet e këtij sezoni futbollistik. Pas pak orësh do të mësohet skuadra që do të bjerë nga kategoria dhe që do të shoqërojë Lushnjën një kategori më poshtë. Janë dy të rrezikuara: Vllaznia dhe Kamza. E sigurt është se fatin e rënies nuk do ta përcaktojë fusha, por pazaret nën tavolinë. E tillë është formula në kampioonat, i tillë ëstë mentaliteti dhe i tillë është dhe lidershipi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sic thotë populli: “Ky stan këtë bulmet ka” dhe skandali me ndeshje të trukuara, aleanca dhe pazare të shpifura, ku vetëm për futboll të ndershëm nuk flitet. Arbitrat mund të jenë përcaktues përfundimisht sot dhe zgjedhja që ka bërë FSHF për ndeshjen e nxehtë Partizani-Kamza vetëm sa i ka future zjarrit benzinë.

Kështu, FSHF ka vendosur që ndeshjen Partizani-Kamza, e cila është vendimtare për çështjen e mbijetesës, ta arbitrojë Enea Jorgji, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Emigers Ganxhi, Rudin Preça dhe Rejdi Avdo. Është pikërisht kjo sfidë që mund të sjellë shkëndija në fushë, ndaj dhe për të vënë drejtësi është përzgjedhur një arbitër ndërkombëtar, ndër më të mirët e futbollit shqiptar. Në Korçë, për Skënderbeu-Vllaznia do të jetë Klajdi Kola, në Kukësi-Flamurtari Kridens Meta, në Laçi-Teuta Fatjon Xhemalaj, ndërsa Lushnja-Luftërari do të ketë për kryesor Ardian Beqiri.

Të gjithë shpresojnë të ketë garë të ndershme dhe të mos ketë debate, por vështirë se ka ndershmëri e futboll të drejtë në këtë situatë, ku ka future hundët edhe politika. /Pamfleti Sport

Partizani – Kamza

Kryesor: Enea Jorgji

Ndihmës: Emigers Ganxhi, Rudin Preça, Rejdi Avdo.

Skënderbeu – Vllaznia

Kryesor: Klajdi Kola

Ndihmës: Ermal Barushi, Ilir Tartari, Emirion Sino

Kukësi – Flamurtari

Kryesor: Kridens Meta

Ndihmës: Denis Rexha, Dojando Myftari, Indrit Myrtja

Laçi – Teuta

Kryesor: Fatjon Xhemala

Ndihmës: Astrit Mahmuti, Proletar Puto, Blerim Ziri

Lushnja – Luftërari

Kryesor: Adrian Beqiri

Ndihmës: Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Klodian Shahini

Sport