Kronike12 Gusht 2022, 15:37

Kamioni me grurë përmbyset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, drithi në rrugë bllokon qarkullimin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Një kamion me grurë është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës. Kamioni që po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës ka rrëshqitur dhe është përmbysur duke derdhur në rrugë të gjithë grurin.

Ai është përmbysur pranë mbikalimit të Rinasit. Për pasojë grupoi është përhapur në të gjithë sipërfaqen e rrugës dhe ka bllokuar trafikun.

Lidhur me këtë ngjarje policia sqaron se rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, A. A., duke drejtuar kamionin me grurë dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike gruri kamion