Kronike30 Dhjetor 2022, 21:54

Kanabisi në sera/ Sfumohet operacioni në Dimal, gjykata lë në burg vetëm 3 nga 11 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
Kanabisi në sera/ Sfumohet operacioni në Dimal, gjykata lë

11 të arrestuarit për drogën në serat e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal kanë dalë pasditen e sotme para togave të zeza në Gjykatën e Apelit Vlorë për ndryshimin e masëve të sigurisë.

Nën akuzat për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”, Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për 3 shtetasit: Endrit Xheka,Blerim Xheka dhe Hamdi Dyli (pronari i serave me qera), masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 shtetasit: Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Edison Mema, Mirvaldo Disha dhe Samuel Lushaj dhe “detyrim paraqitje” për nënë e bijë Drita dhe Izmira Mema.

Vendimi për ndryshimin e masave të sigurisë ka mbërritur pranë IEVP-së Berat, ku po kryhen edhe procedurat e nevojshme për largimin e të arrestuarve nga ambientet e këtij burgu.

Kronike Dimal knabisi