Kanadaja do të vendosë tjetër një valë sanksionesh ndaj Rusisë, duke kundërshtuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë.
Përmes një deklarate, nga zyra e kryeministrit Justin Trudeau sqaron se sanksionet e reja do të synojnë 6 individë dhe 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse, 15 ukrainas që mbështesin Rusinë dhe dy entitete në Bjellorusi.
Ato do të përfshijnë gjithashtu një ndalim të eksportit të teknologjive që mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë prodhuese të mbrojtjes të Rusisë.
Qeveria kanadeze ka thënë se synon të vendosë sanksione kundër agjentëve të dezinformimit dhe propagandës së sponsorizuar nga shteti rus.