Bota 5 Korrik 2022, 21:18

Kanadaja ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë

Shkruar nga Pamfleti
Kanadaja ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e

Kanadaja ratifikon anëtarësimin në NATO të Finlandës e Suedisë

Kanadaja është bërë vendi i parë që ka ratifikuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili përmes një deklarate mediatike u shpreh se: “Sot, Kanadaja u bë vendi i parë që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ata do të japin kontribute të rëndësishme për mbrojtjen kolektive të Aleancës.”

Vlen të theksohet se, 30 anëtarët e NATO-s nënshkruan sot protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën, duke dërguar ofertat e anëtarësimit për miratim legjislativ në parlamentet e vendeve anëtare.

Me firmosjen e protokolleve të anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën, ka nisur zyrtarisht procesi i ratifikimit. Por mes parlamenteve që duhet ta aprovojnë është një që kërcënon të bllokojë procesin, ai i Turqisë.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se kjo nuk do të shkaktojë vonesa në zgjerimin e NATO-s.

Bota Finlande NATO Suedi