Bota 8 Maj 2022, 20:59

Kancelari gjerman e thotë prerë: Nuk do marrim asnjë vendim që e çon NATO-n në luftë!

Shkruar nga Pamfleti
Kancelari gjerman e thotë prerë: Nuk do marrim asnjë vendim

Scholz mesazh Putinit: Gjermania mund të rifillojë biznesin me Rusinë nëse i jep fund luftës në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se nuk do të marrim asnjë vendim që mund ta çojë NATO-n në luftë.

Sipas liderit gjerman, 8 Maji – datë që përveçse shënon Ditën e Evropës, por ashtu ka bërë bashkë vendet e G7 të cilat morën disa vendime të rëndësishme si: ndalimin e importit të naftës ruse dhe përforcimin e sanksioneve ndaj Rusisë – duhet të jetë si një mësim për të gjithë që një luftë botërore midis fuqive bërthamore nuk i shërben askujt.

“Ne nuk do të marrim asnjë vendim që e çon NATO-n në luftë. Fakti që nuk duhet të ketë më një luftë botërore, dhe sigurisht jo një luftë midis fuqive bërthamore, është gjithashtu një mësim i 8 majit”, shprehet Scholz.

Bota #lufta në Ukrainë #Scholz NATO Rusi