Politike25 Nëntor 2022, 13:13

Kandidatët e Alibeajt për “14 majin”, Berisha në panik: Çdo emër që del është i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Kandidatët e Alibeajt për “14 majin”, Berisha në

Ish kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sot kandidatët e grupimit të Enkelejd Alibeajt që pritet të dalin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha i ka akuzuar grupin e Alibeajt si të “përdorur” nga Edi Rama me qëllim që të dëmtojnë foltoren.

“Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre.

PD del me një kandidat të zgjedhur me primare…

Absolutisht vetëm të Edi Ramës. E di ti sa tendera ka fituar Kapllani? Ka fituar me dhjetra tendera, përfshi pallatet ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te 5 Maji. Nuk ka forcë që ta tërheqë PD-në nga tenderat. PD është opozitë e vërtetë dhe jo grup i tendermenëve. Kapllani ka një listë shumë të gjatë tenderash nga pushteti qëndror dhe vendor. Ai është i detyruar. Atë e telekomandojnë. Atij i japin para. “Një kandidat një pallat” është në masën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar. Ju e patë se si ishin përzierë aksionet. Nëse ka një akt të vërtetë makbethian të Ramës ishte përfshirja e kreut të opozitës në aferën e Durrësit.”, tha Berisha.

Pas Kapllanajt, Alibeaj zyrtarizon kandidatët në Lezhë, Kuçovë dhe Dibër; zbulohen emrat

Politike #Kandidatët e Alibeajt Berisha fillon sulmet