Sport28 Korrik 2018, 13:39

Kandidati për drejtor teknik: Vllaznia po ngrihet me metoda komuniste, korrupsion i gjallë!

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati për drejtor teknik: Vllaznia po ngrihet me metoda komuniste,

Deklaratë/Rënia në Kategorinë e Parë, reagon Vllaznia: Faji kryesor bie mbi futbollistët dhe stafin teknik

Një nga kandidatët për drejtor teknik të Vllaznisë, Luan Shpuza, u distancua nga ky rol dhe u shpreh ashpër në lidhje me mënyrën se si po ndërtohet ekipi i ri. Ai mendon se skuadra shkodrane po shkatërrohet nga kjo lloj mënyrë e të menduarit. 

Përmes një statusi në “Facebook”, Shpuza shkruan mjaft ashpër:

“Desha t’i falënderoj të gjithë ata, që më propozuan postin e drejtorit teknik, miqtë e mi të sportit, por e shoh të pamundur që ta pranoj këtë detyrë në një situatë anarkie, ku njerëz joprofesionistë dhe që kanë konflikt interesi nuk të lënë dorë të lirë për të ndërtuar skuadër me trajner shkodran.

Kryetarja e Bashkisë vazhdon me bordin e vjetër dhe me urdhëra si Lenka Çuko, me metoda komuniste, të drejtojë Vllazninë si mall pa zot, në mënyrë jo transparente. Largohem nga kandidimi, sepse administratori Suad Lici ka konflikt interesi me klubin ‘Vllaznia’.

Lici ka hapur çështje gjyqësore kundër klubit dhe vazhdon të fitojë tendera në Bashkinë e Shkodrës, nën hundët e presidendes, me miratimin e krytares. Turpi vazhdon, Vllaznia lundron në det të hapur pa kapiten. Zot fali, se nuk dinë çka bëjnë!”

Sport Kandidati Vllaznia