Bota26 Maj 2019, 16:54

“Kandidatura e shqiptares për anëtare e parlamentit evropian”, Eda Gemi: Shqiptarët më të integruar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
“Kandidatura e shqiptares për anëtare e parlamentit

“Kandidatura e shqiptares për anëtare e parlamentit evropian”, Eda Gemi: Shqiptarët më të integruar në Greqi

Eda Gemi kandidatja për anëtare të parlamentit evropian në një intervistë për televizionin Report TV, ka folur në lidhje me propozimin që i ka ardhur nga PASOK. Sipas saj, kjo tregon se shqiptarët janë integruar në shtetin helen.

Eda Gemi e ka komentuar si një ndër momentet më historike për komunitetin shqiptar që ndodhet në Greqi, sepse ata janë ndjerë më të përfaqësuar se kurrë. Sipas saj tani shqipatrët kanë fituar një pozitë më të rëndësishëm në Greqi, pasi ato kanë një ndikim të madh qoftë në aspektin ekonomik edhe atë politik.

“Moment historik për komunitetin shqiptar në Greqi, shqiptarët po kthehen në faktorë të zhvillimeve politike në Greqi. Unë nuk jam partiake, jam pjesëtare e Passok- ut. Kam bashkëpunuar me të në kuadrin e shoqërisë civile, një bashkëpunim shumë-vjeçar. Është rrugëtim i gjatë për të shkuar në PE. Janë tre vajza shqiptare kandidate nga parti të ndryshme për në PE. Kjo vjen si pasojë e kontributit tim në politikat e emigrimit të emigrantëve. Shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel të qeverisjes lokale“, thotë Eda Gemi.

Rajoni Eda Gemi zgjedhjet europiane