Bota 8 Korrik 2018, 07:42

Kanë 2 javë të bllokuar në shpellë, 12 fëmijët rrënqethin me mesazhin për prindërit

Shkruar nga Pamfleti

Lajmi se 12 fëmijë nga Tajlanda janë bllokuar prej 2 javësh në një shpellë ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ditët e fundit. 12 lojtarët e skuadrës së futbollit Wild Boar, u shpallën të zhdukur pak javë më parë, pasi nuk ishin kthyer nga stërvitja e tyre në natyrë. Siç u mësua ata së bashku me trajnerin e tyre u futën vetë në një shpellë, por mbetën të bllokuar atje pas një shiu.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Ata ditën e  sotme kanë dërguar një letër ngushëlluese për prindërit e tyre ku kërkojnë që ata mos të bëhen merak pasi janë të fortë dhe do mbijetojnë. Ndër të tjera në letrën e tyre  djemtë bënë një kërkesë për ushqime dhe gjithashtu bënë dhe një shënim për mësuesit e tyre.

“Mësues mos na jep shumë detyra shtëpie kur të dalim!”, shkruanin 12 lojtarët.

Ndërkohë trajneri i tyre u siguron familjarëve që të 12 fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.”, shkruan trajneri 25-vjeçar Ekkapol ChantaWong.

Ata për 9 ditë mbijetuan pa ushqim dhe ujë dhe aktualisht po punohet që të nxirren 13 personat prej andej.

Bota