
Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me një situatë të papritur në Gjirokastër.
Ai po mban një takim me demokratët, por teksa ishte duke folur për situatën e ekonomike dhe po akuzonte qeverinë, ikën dritat.
Të pranishmit ndezën drita e çelurave dhe biseda vijoi. Vetë Berisha u shpreh: “Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë”.