Aktualitet29 Janar 2023, 21:36

“Kanë futur në lojë edhe dronë”, Artan Hoxha: Grupet kriminale përdorin kamerat për të monitoruar rivalët, jo policinë

Shkruar nga Pamfleti
“Kanë futur në lojë edhe dronë”, Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionin e policisë për heqjen e kamerave nëpër rrugë. Sipas tij, metoda e kamerave të vendosura nga grupet kriminale është e vjetër.

Në emisionin “Revieë” në Euronews Albania, ai tregoi rastin kur kamerat që vinin nga Izraeli dhe që ruanin parcelat e drogës në pyll ndërsa personi që kontrollonte kamerat ishte në zonën e Bllokut.

Ai tha se pasi kishte shkuar në pyll, personi që e kishte parë e kishte thirrur në kafe dhe i kishte treguar se e kishte filmuar.

Nuk është gjë e re kam publikuar kamera që vinin nga Izraeli që ruanin parcelat me drogë në pyll. Ata kanë vënë kamera në pyll ti më thua në qytet. Kanë vënë dhe bllokues valësh. Ai që kontrollonte kamerat ishte në Bllok. Më thirri në kafe pas tre ditësh dhe më tregoi pamjet që më kishte filmuar mu”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se tha duke u hequr kamerat grupeve kriminale që i kanë vendosur në qytete, i ndihmojnë ata që të gjejnë metoda inovative për t’u mbrojtur.

Hoxha theksoi se grupet kriminale nuk i vendosur kamerat për të monitoruar policinë por kundërshtarët.

Duke ju hequr kamerat vetëm po i detyrojmë të gjejnë metoda më inovative për tu mbrojtur. Ata nuk i përdorin për të monitoruar policinë, por kundërshtarët. Po ka edhe të tjerë që i kanë vendosur në mënyrë të ligjshme. Grupet kriminale përveç kamerave kanë dhe dronë që monitorojnë zonën”, tha ai.

Aktualitet Artan Hoxha Grupe rivale kamera