Bota20 Maj 2022, 08:22

Kaos në ushtrinë ruse, si komandantët po “luftojnë” për të shpëtuar kokën e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Kaos në ushtrinë ruse, si komandantët po

Në nivelet e larta të forcave të armatosura ruse dhe inteligjencës, ekziston shqetësimi se ata do të paguajnë një çmim të lartë për dështimin e tyre në Ukrainë.

Inteligjenca britanike, e cila publikon rregullisht përditësimet e veta mbi zhvillimet në konflikt, paraqet një pamje të vështirësive në rritje në zinxhirin komandues.

Javët e fundit jo vetëm që kanë rënë disa ushtarakë të lartë, por kemi qenë dëshmitarë të rraskapitjes së shërbimeve të inteligjencës FSB. Në këtë kontekst: oficerët përfundojnë duke i kushtuar gjithnjë e më shumë kohë shmangies së përgjegjësisë personale për dështimet në terren.

Ndër emrat e larguar nga detyra, bien në sy dy figura: Ai i gjeneralit Sergei Kisel, i cili komandonte njësinë e parë të Gardës së Tankeve të nisur nga Putin për të pushtuar Kharkivin, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili ka një shumicë popullsie rusishtfolëse dhe ndodhet vetëm 40 kilometra nga kufiri me Rusinë. Emri tjetër është zëvendësadmirali Igor Osipov, i cili u shkarkua për katastrofën e kryqëzorit “Moskva”, anija më e rëndësishme e flotës ruse e vendosur në Detin e Zi.

Analiza britanike nxjerr në pah edhe pozicionin e pasigurt të vetë shefit të shtabit rus Valery Gerasimov, i cili nuk ishte i pranishëm më 9 maj në festimet solemne për Ditën e Fitores. Një mungesë e bujshme që askush nuk e ka shpjeguar, duke lënë hapësirë ​​për aludime.

Por zëvendësimi i krerëve të ushtrisë mund të sjellë pasoja. Në këtë kontekst, inteligjenca britanike parashikon një ngërç në frontin e Donbasit në javët e ardhshme. Për të shpërqendruar sa më shumë forca ukrainase, artileria ruse gjithashtu godet pa pushim nga përtej kufirit duke vrarë shumë civilë. Përshtati “Pamfleti” nga “IlGiornale

Bota Lufta Putin shkarkime ushtri