Bota 9 Janar 2023, 07:49

Kaosi dhe dhuna në Brazil, reagon SHBA: Të marrë fund, dënojnë çdo përpjekje për të minuar demokracinë!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi dhe dhuna në Brazil, reagon SHBA: Të marrë fund,

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj trazirave në Brazil. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ka dënuar dhunën në kryeqytetin, Brasilia, nga mbështetësit e Bolsonaros, pasi ata sulmuan disa ndërtesa të qeverisë federale.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë çdo përpjekje për të minuar demokracinë në Brazil. Presidenti Biden po ndjek nga afër situatën dhe mbështetja jonë për institucionet demokratike të Brazilit është e palëkundur. Demokracia e Brazilit nuk do të tronditet nga dhuna”- ka shkruar Sullivan në Tëitter.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se Biden është informuar për situatën.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se SHBA kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës.

“Ne dënojmë sulmet ndaj Presidencës, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë të Brazilit sot. Përdorimi i dhunës për të sulmuar institucionet demokratike është gjithmonë i papranueshëm. Ne i bashkohemi Luiz Inacio Lula da Silva për të kërkuar një fund të menjëhershëm të këtyre veprimeve,” shkroi Blinken në Tëitter.

Mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, vijojnë të mos pranojnë humbjen e tij në zgjedhje dhe kanë sulmuar ditën e djeshme Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe pallatin, vetëm një javë pas zgjedhjes së rivalit të tij të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.

Bota # dhuna në Brazil SHBA