Politike24 Nëntor 2022, 11:14

Kaosi në Kuvend; çfarë nuk u pa nga bllokimi i foltores nga Berisha dhe deputetët demokratë (FOTOT)

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend; çfarë nuk u pa nga bllokimi i foltores nga

Seanca e sotme parlamentare  ka nisur me debate e replika të forta në parlament, akuza e kundër akuza për portin e Durrësit dhe buxhetin.

Opozita ka kërkuar po kështu t’i jepet fjala dhe kanë protestuar siç thanë ata për “fjalën e lirë” dhe pasi kreut të PD-së nuk i është lejuar t’i përgjigjet kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren.

Pas tyre dhe punonjësit e Gardës.

Në fotot e publikuara nga LSA, Kryeministri Rama ka qëndruar në vendin e tij, e teksa Berisha i drejtohet me gisht, ai mban fytyrën mes duarve. Më tej shihet teksa pi kafen, një ritual i zakonshëm i tij në seancat plenare.

Politike #Kaosi në Kuvend Berisha Rama