Politike 2 Shkurt 2023, 12:20

Kaosi në Kuvend për rastin "McGonigal", Luan Baçi: Rama po shkon drejt dorëheqjes

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend për rastin "McGonigal", Luan Baçi:

Deputeti demokrat Luan Baçi tha se qëllimi i vetëm i opozitës sot në Kuvend  është që të mbahet një mocion me debat me kryeministrin, në të kundërt, sipas tij, nuk ka sens që Kuvendi të kalojë ligje.

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur opozitës ia ka deleguar ministres së shtetit Elisa Spiropali.

Kjo sipas Bacit, është një indicie se Rama po shkon drejt dorëheqjes.

Po ashtu, sipas Luan Baçit, ajo pjesë e PD-së që kërkoi interpelancë, i erdhi në ndihmë pozitës duke i krijuar kushtet që bisedimet të jenë të kufizuara.

“Ishte qëndrim i drejtë që nuk pranoi të bëjë interpelancë me të dërguar të kryeministrit. Duhej kërkesë për mocion me debat. Interpelanca i jep akses vetëm një km dhe deputetit që ka bërë kërkesën. Kjo është një gjethe fiku. Kurse mocioni me debat i kërkuar nga 54 deputetët e PD-së.  Jep hapësire për të gjithë deputetët që të shprehen e përballen me kryeministrin.”

Politike #Kaosi në Kuvend për rastin "McGonigal" luan baci