Bota20 Prill 2019, 15:29

Kapen 288 kg heroinë të fshehura në kamion, 20 vite burg për shoferët

Shkruar nga Pamfleti
Kapen 288 kg heroinë të fshehura në kamion, 20 vite burg për

Kapen 288 kg heroinë të fshehura në kamion, 20 vite burg për shoferët

Janë gjetur 288 kg heroinë në një kamion Iranian nga autoritetet bullgare. Kamioni erdhi nga Turqia  në Bullgari.

Sipas doganieres Ivan Kuchmov, droga është zbuluar në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo ditën e premte.

Heroina ishte vendosur në 144 pako të fshehura brenda një makinerie që po transportohej me kamion.

Shoferi iraian dhe një shtetas turk u arrestua nga policia.

Shoferët do të dënohen me 20 vite burg nëse akuzatjanë të vërteta për trafik droge.

Bullgaria, që është rruga e kalimit të drogës nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në dy vitet e fundit për të parandaluar trafikimin e drogës.

Doganierët bullgarë konfiskuan gjithsej 1.021 kilogram heroine në vitin 2018, duke shënuar një rekord të ri për Bullgarinë, pothuaj 20 përqind më shumë se në vitin 2017.

Bota Heroinë kapet kamioni trafik droge