Bota 6 Maj 2022, 21:29

Kapen me 7 kg kokainë në makinë, çmontohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes tyre 26-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Kapen me 7 kg kokainë në makinë, çmontohet banda e

Kapen me 7 kg kokainë në makinë, çmontohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes tyre 26-vjeçarja shqiptare

Tre persona janë arrestuar nga karabinierët e njësisë hetimore të Firences për trafik droge.

Personat e arrestuar janë një 67-vjeçar nga Impruneta dhe një çift me banim në Torino, një shtetas italian, 28 vjeç dhe partnerja e tij një shqiptare 26-vjeçare.

Të arrestuarve ju gjet 7 kg kokainë e fshehur poshtë sediljes së shoferit. Makina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Hetimet filluan pas raportimeve të marra nga qytetarët për lëvizje të dyshimta në një rrugë në Impruneta. Pas hetimeve të thelluara karabinierët arritën që të binin në gjurmët e tre personave.

Hetimet e mëvonshme bënë të mundur gjetjen e gati 1000 eurove cash në kartëmonedha me vlerë të vogël, të cilësuara si të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, telefona celularë dhe ora luksoze; të gjitha të vendosura në sekuestro. Tre të arrestuarit u dërguan në burgun Sollicciano në Firence.

Në përfundim të seancës së gjykimit, gjyqtari ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 67-vjeçarin, arrest shtëpie për 28-vjeçarin dhe lirimin për shqiptaren.

Bota bandë Itali Kokainë