Bota16 Prill 2019, 17:49

Kapen me kokainë, Gjykata lë në burg mikun e Shullazit

Shkruar nga Pamfleti
Kapen me kokainë, Gjykata lë në burg mikun e Shullazit

Kapen me kokainë, Gjykata lë në burg mikun e Shullazit

Me kërkesë të prokurorisë gjykata lë në burg pa afat pesë nga gjashtë personat e arrestuar për trafik kokaine, njëri është lënë në detyrim paraqitje, ndërsa tre të tjerë mes tyre dy vajza do të vijojnë që të hetohen në gjendje të lirë. Grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Fier dhe Elbasan

TIRANË- Gjykata ka lënë në burg gjashtë të arrestuarit në kuadër të një operacioni nga Policia, ku u sekestrua kokianë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lavdosh Iljaz Demaj, Lorencio Ardian Gjini, Klajdi Ndue Gjeci.

Ky grup shpërndante kokainë në Elbasan, Tiranë dhe Fier dhe dyshohet se ishin përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Në këtë operacion, u ndalua Armand Shpëtim Llapo dhe dy femra me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.

Kush janë pjesëtarët e grupit?

Bledar Muça është arrestuar disa herë në Elbasan, i akuzuar për ngjarje të rënda kriminale, por vijon ende të jetë i lirë. Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin.

Lavdosh Demaj ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Gjithashtu Lavdosh Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova, foto dhe përgjime që i implikojnë.

Klaudio Trungu është menaxheri i lokalit të njërit prej anënatrëve të fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muçës. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit. Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të Tiranë dhe Elbasan. Gjatë operacionit ‘Shën Kolli’, për të cilin Policia e Shtetit publikoi edhe një video nga arrestimi, u sekuestruan 1.5 kg kokainë.

Bota Arrestohen gjykata grupi shullazi